Errët
Ndritshëm

Kapen 656 cigare elektronike të kontrabanduara nga Serbia, sekuestrohet automjeti me targa serbe

27.06.2026

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në fshatin Novosellë të Kamenicës, ku janë sekuestruar 656 cigare elektronike (Vape) që dyshohet se ishin futur ilegalisht nga Serbia.

Sipas Policisë, operacioni është zhvilluar më 26 qershor nga zyrtarët e Stacionit të Policisë Kufitare në Muqivercë, në bashkëpunim me zyrtarët e Stacionit Policor në Kamenicë.

Gjatë kontrollit të një automjeti me targa serbe, të drejtuar nga një shtetas i Serbisë, policia zbuloi 656 cigare elektronike të fshehura në valixhe. Dyshohet se malli ishte futur në Kosovë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim shmangien e procedurave doganore dhe plasimin në tregun e vendit.

Në koordinim me prokurorin kompetent janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, ndërsa automjeti dhe cigaret elektronike janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.

Rasti po hetohet si “Kontrabandë me mallra”.

Errët
Ndritshëm