Një rast i dhunës në familje është raportuar në Pejë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 26 qershor, rreth orës 19:30.
Viktima ka refuzuar të marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në polici dhe është intervistuar.
Me urdhër të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si vepër penale “Dhunë në familje”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.