Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Gonzalo Ramos, është shumë pranë kalimit te Milani, sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano.
Sipas raportimit, reprezentuesi portugez ka kryer tashmë vizitat mjekësore, ndërsa kushtet e një kontrate pesëvjeçare janë dakorduar me agjentin e tij, Jorge Mendes.
Milani ka marrë dritën jeshile nga pronari Gerry Cardinale për ta realizuar transferimin, i cili pritet të jetë më i shtrenjti në historinë e klubit. Marrëveshja mund të arrijë vlerën e 74 milionë eurove, përfshirë bonuset.
Ramos iu bashkua PSG-së në verën e vitit 2023, kur kampioni francez pagoi 65 milionë euro për ta transferuar nga Benfica.
Gjatë sezonit të kaluar, 25-vjeçari zhvilloi 45 ndeshje, shënoi 12 gola dhe regjistroi dy asistime. Sipas Transfermarkt, vlera aktuale e tij në treg është 30 milionë euro.
Deri më tani, transferimi më i shtrenjtë në historinë e Milanit ishte ai i Rafael Leaos, i cili iu bashkua klubit nga Lille në vitin 2019 për 49.5 milionë euro.