Të shtëna me armë zjarri janë raportuar gjatë mesnatës në zonën e Shkozës në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një efektiv policie jashtë shërbimit.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10, ndërsa i plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorinë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.