Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë, ku janë përfshirë tri vetura me targa vendore.
Si pasojë e përplasjes, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa njëri nga drejtuesit raportohet të jetë në gjendje më të rëndë.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat që çuan deri te aksidenti.