Një rast i rëndë vjedhjeje është raportuar nga një qytetar në Kosovë, i cili ka deklaruar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij në Kline këtë të diel.
Sipas ankuesit, të dyshuarit kanë arritur të marrin para të gatshme, stoli ari si dhe një armë që posedonte me leje.
Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë.