Errët
Ndritshëm

Humb jetën në QKUK personi i aksidentuar në Pejë

11.05.2026
Emergjenca Qkuk 2

Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 3 maj në Pejë.

Viktima, mashkull kosovar, ishte duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve këtë të diel.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

Errët
Ndritshëm