Errët
Ndritshëm

Gjykata në Paris shpall fajtor Lafarge për financim të terrorizmit në Siri

14.04.2026
436174

Një gjykatë në Paris ka shpallur fajtore kompaninë Lafarge, ish-drejtorin e saj ekzekutiv, Bruno Lafont, si dhe disa drejtues të tjerë për financimin e terrorizmit gjatë luftës civile në Siri.

Sipas vendimit, Lafarge ka paguar rreth 6.5 milionë dollarë grupeve terroriste në periudhën 2013–2014, me qëllim që të mbante funksionale fabrikën e çimentos në veri të Sirisë. Nga kjo shumë, rreth 1 milion dollarë dyshohet se kanë përfunduar drejtpërdrejt te organizatat terroriste si Daesh.

Ish-CEO Bruno Lafont është dënuar me gjashtë vjet burgim, ndërsa dënime me burg kanë marrë edhe disa ekzekutivë të tjerë të përfshirë në këtë skemë.

Errët
Ndritshëm