Vedat Muriqi po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës, duke u kthyer në një emër kyç në La Liga dhe tashmë duke tërhequr sërish interesimin e Fenerbahçe.
Klubi turk ka rihapur bisedimet me Mallorcan për rikthimin e piratit në Stamboll, aty ku ai më parë kishte shkëlqyer.
Marrëveshja mund të mbyllet për një shumë prej 5 deri në 6 milionë euro, ndërsa edhe vetë lojtari shihet i hapur për këtë rikthim.
Ndërkohë, forma e tij në Spanjë është mbresëlënëse. Muriqi ka realizuar 19 gola këtë sezon në La Liga, duke u renditur në vendin e dyte në listën e golashënuesve më të mirë.
Së fundmi, ai gjeti rrjetën edhe ndaj Real Madridit, duke konfirmuar formen e tij të jashtëzakonshëme dhe rolin vendimtar te Mallorca në luftën për mbijetesë.
Pas një periudhe të vështirë në karrierë, veçanërisht gjatë kohës te Lazio, sulmuesi kosovar duket se ka gjetur stabilitetin dhe formën ideale në Spanjë.
Në moshën 31-vjeçare, Muriqi mbetet një nga sulmuesit më të rrezikshëm në ligë.
E ardhmja e tij mbetet e hapur, ndërsa paraqitjet e fundit po e vendosin sërish në radarët e klubeve të mëdha.