Errët
Ndritshëm

Vrasja e Arlinda Zekajt, suspendohen 11 zyrtarë policorë

29.10.2026

11 zyrtarë policorë janë suspenduar nga detyra lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Policia e Kosovës ka njoftuar këtë të enjte se suspendimet janë bërë me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, i cili po zhvillon hetime paraprake për veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve në këtë rast.

Në mesin e të suspenduarve janë ushtruesi i detyrës së drejtorit rajonal të Policisë në Pejë, shefi i hetimeve rajonale, komandanti dhe zëvendëskomandanti i Stacionit Policor në Pejë, si dhe zyrtarë të tjerë policorë.

Suspendimi prek gjithsej shtatë zyrtarë në pozita drejtuese dhe katër hetues policorë të Stacionit Policor në Pejë.

Errët
Ndritshëm