Ish-mesfushori i Real Madridit, Guti, ka pretenduar se fitorja e Harry Kane në “Topin e Artë” ishte planifikuar paraprakisht.
Në emisionin “El Chiringuito”, Guti e lidhi rezultatin me zgjedhjen e Londrës si qytet nikoqir i ceremonisë së 70-vjetorit të këtij çmimi.
Ai tha se ishte e çuditshme që ceremonia u mbajt në Londër dhe fitues doli një lojtar që luan në këtë qytet.
“Çfarë rastësie që, me rastin e 70-vjetorit, ceremonia u zhvendos në Londër dhe fitues doli një lojtar nga Londra.
Është një rastësi mjaft e çuditshme, apo jo?
Duket sikur gjithçka ishte planifikuar paraprakisht? Absolutisht! Këtë për çmimin e kam menduar prej kohësh.
Kur u shqiptua emri i Harry Kane, a e patë fytyrën e tij? Ai as që mund ta imagjinonte se do ta fitonte ndonjëherë këtë çmim.
Mendoj se ai priste që Lamine Yamal dhe Mbappe të renditeshin para tij.
Kur e fiton ‘Topin e Artë’, nuk reagon në atë mënyrë nëse mendon se vërtet e ke merituar fitoren”, ka thënë Guti.
Gjatë sezonit të kaluar, Kane shënoi 73 gola për klubin dhe kombëtaren. Me Bayern Munichun fitoi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën e Gjermanisë.
Ndërsa me Anglinë, sulmuesi 33-vjeçar fitoi medaljen e bronztë në Kupën e Botës.