Errët
Ndritshëm

Vrasja e Arlinda Zekajt, suspendohen kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e rastit

29.10.2026

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka suspenduar nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe prokuroren Arlinda Nallbani Gacaferri, e cila e trajtonte rastin e Arlinda Zekajt, të vrarë më 25 tetor.

Ndaj të dyjave është hapur procedurë disiplinore, ndërsa është themeluar edhe një panel hetimor për trajtimin e këtij rasti.

Propozimi për suspendim është bërë nga kryeprokurori i shtetit, Zejnullah Gashi, pas vrasjes së Zekajt, rast që ka ngritur pikëpyetje për mënyrën se si institucionet e drejtësisë i trajtuan raportimet dhe kërkesat e saj për mbrojtje.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor nga ish-kunati i saj. Vetëm tri ditë para vrasjes, ajo i kishte dërguar letër kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj, duke e paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

Errët
Ndritshëm