Errët
Ndritshëm

Kosova në futsall mposht Austrinë dhe siguron “Main Round”

10.04.2026
671309025 1578747307584281 213711733322532182 N

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në parakualifikimet për Botërorin 2028, duke mposhtur Austrinë me rezultatin 6:3, në ndeshjen e zhvilluar në Igalo të Malit të Zi.

“Dardanët” zhvilluan një lojë me ritëm të lartë, ku diferencën e bëri efikasiteti në momentet vendimtare. Për Kosovën shkëlqeu Ramadan Alaj, i cili shënoi katër gola (19’, 23’, 32’, 37’) dhe ishte figura kryesore e takimit. Një gol tjetër u realizua nga Shefki Kameri në minutën e 11-të, ndërsa Shqiprim Imeri shënoi në minutën e 28-të.

Për Austrinë realizuan Gustavo (16’, 36’) dhe Alex Flögel (22’), por pa arritur ta ndryshonin fatin e ndeshjes.

Me këtë fitore, Kosova ka siguruar kalimin në fazën “Main Round” të kualifikimeve, pasi dy ekipet e para të grupit avancojnë tutje. Ndeshja e fundit e grupit do të luhet ndaj Malit të Zi, të dielën në orën 19:30, ku do të përcaktohet edhe vendi i parë në grup.

Errët
Ndritshëm