FIFA ka futur një sistem të ri për shitjen e biletave të Kupës së Botës 2026, duke përfshirë “Kategorinë 1 Përpara”, e cila supozohet të përfshijë vendet më të mira në stadium.
Megjithatë, shumë tifozë kanë reaguar negativisht, pasi çmimet janë të larta dhe vendet nuk janë gjithmonë në pozicionet e premtuara.
Biletat e kësaj kategorie variojnë nga rreth 450 dollarë për ndeshjet e grupeve deri në mbi 10,000 dollarë për finalen.
Një tifoz për The Athletic u shpreh se ndjehet i mashtruar, duke e cilësuar sistemin “të paqartë dhe konfuz”.
“Shumë njerëz ndihen të mashtruar, të konfuzuar ose thjesht përgjithësisht të zhgënjyer me mënyrën se si u caktuan vendet,”
FIFA ka sqaruar se hartat e ulëseve janë vetëm orientuese, por kritikat për transparencë dhe çmime të larta vazhdojnë.