Nexhat Llumnica, kryetar i Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), e ka quajtur diskriminues vendimin e Qeverisë për të mos përfshirë punëtorët e KEK-ut në pagën e 13-të.
Sipas tij, problemi qëndron te mënyra se si institucionet e kategorizojnë KEK-un: herë e konsiderojnë sektor publik, herë ndërmarrje publike.
“Kur veteranët e UÇK-së marrin gjysmë page, thonë se jemi sektor publik, por për pagën e 13-të thonë se nuk jemi sektor publik,” ka thënë Llumnica.
Ai shton se kjo qasje është e padrejtë, pasi punëtorët e KEK-ut sigurojnë shërbime jetike si energjia dhe zhvillimi ekonomik. Llumnica thekson se punëtorët nuk janë të rregulluar me ligjin për
paga dhe kërkesa për pagën e 13-të i është drejtuar si Qeverisë, ashtu edhe menaxhmentit të KEK-ut.