Errët
Ndritshëm

Rritja e çmimit të naftës shtrenjton plehrat artificiale dhe produktet ushqimore

09.04.2026
A96f93 C5675430521a47788c07b05c0823ebab~mv2

Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar drejtpërdrejt në çmimet e plehrave artificiale, duke krijuar një efekt zinxhir në të gjitha produktet bujqësore.

Ekonomisti Pëllumb Çollaku paralajmëron se edhe nëse çmimet bien, dëmet tashmë janë bërë, pasi shumica e mbjelljeve janë kryer dhe pasojat do të ndihen në vjeshtën e vonë.

“Rreth 90% e produkteve kanë lidhje direkte apo indirekte me naftën,” thotë Çollaku, duke theksuar se rritja e çmimit të plehrave mund të shkaktojë një shok inflacioni në prodhimet ushqimore.

Pavarësisht armëpushimit të përkohshëm mes SHBA-së dhe Iranit, çmimet e naftës janë rritur sërish pas rivendosjes së ndalesës në Ngushticën e Hormuzit. Qeveria e Kosovës ka caktuar vetëm çmimin maksimal për derivate, ndërsa institucionet po planifikojnë intervenime në sektorin e transportit dhe bujqësisë.

Çollaku thekson se kjo situatë rëndon jetën e familjeve kosovare, ku rreth 60% e të ardhurave shkojnë për ushqime. Kosova ka inflacionin më të lartë të vezëve dhe është vendi i dytë me inflacionin më të lartë të prodhimeve ushqimore pas Turqisë.

Errët
Ndritshëm