Errët
Ndritshëm

27 vjet nga Beteja e Koshares

09.04.2026
2020 11 Uck 1 Jpg

Sot shënohen 27 vjet nga Beteja e Koshares, një nga përballjet më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për liri.

Më 9 prill 1999, luftëtarët e UÇK-së, të udhëhequr nga Brigada 138 “Agim Ramadani”, thyen kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke hapur rrugën për furnizimin me armatim dhe mbështetje logjistike.

Beteja, e cila zgjati deri më 10 qershor 1999, u zhvillua në kushte të vështira, por me vendosmëri të jashtëzakonshme nga luftëtarët shqiptarë. Thyerja e kufirit kishte jo vetëm rëndësi strategjike, por edhe simbolike, duke shënuar një hap të madh drejt çlirimit të Kosovës.

Errët
Ndritshëm