Errët
Ndritshëm

Umtiti, kapitull i ri pas pensionimit

05.02.2026
World Cup Final France V Croatia

Samuel Umtiti po hap një kapitull të ri në jetën e tij këtë herë larg vijave të fushës, por jo larg futbollit.

Ish-mbrojtësi francez ka vendosur të fillojë një aventurë të re si komentator sportiv. Sipas  L’Equipe, Umtiti do të jetë pjesë e dy emisioneve shumë të ndjekura në RMC: “Génération After” dhe “L’After Foot”.

Debutimi i tij përpara mikrofonit do të vijë këtë të diel, ku do të komentojë superndeshjen e Ligue 1 mes Paris Saint-Germain dhe Lyonit.

32-vjeçari është penzionuar nga futbolli më 15 shtator 2025 , pas një vendimi të vështirë, por të detyruar, për shkak të dëmtimeve të shumta që i shoqëruan karrierën.

Gjatë rrugëtimit të tij, Umtiti ka veshur fanellat e Lyonit, Barcelonës, Lecces  dhe së fundmi të Lille.

Errët
Ndritshëm