Errët
Ndritshëm

Serge Gnabry rinovon kontratën me Bayernin

05.02.2026
Hazqnt5xoaatc9u

Serge Gnabry vazhdon me Bayernin.

Sulmuesi gjerman, më 5 shkurt, ka rinovuar zyrtarisht kontratën me gjigantin bavarez, ka bërë të ditur klubi përmes komunikimit për media. Marrëveshja e re e mban Gnabryn në “Allianz Arena” deri më 30 qershor 2028, ndërsa kontrata e mëparshme skadonte verën e ardhshme.

Sipas raportimeve të Bild, paga e 28-vjeçarit nuk do të kalojë shifrën 15-16 milionë euro në vit para taksave, duke përfshirë edhe bonuset.

Kujtojmë se Gnabry është pjesë e Bayernit që nga viti 2017, ku është shndërruar në një nga figurat kyçe të skuadrës dhe ka kontribuar në fitimin e shumë trofeve madhorë me fanellën e kampionëve të Gjermanisë.

Errët
Ndritshëm