Karim Benzema, vetëm dy ditë pas transferimit te Al Hilal, debutoi sonte në mënyrë spektakolare me një hat-trick.
I hedhur menjëherë në formacionin titullar ndaj Al-Okhdood, “Nueve” nuk pati nevojë për kohë ambientimi.
Fituesi i Topit të Artë 2022 realizoi hat-trick brenda një ore lojë (30’, 60’, 64’) dhe më pas dhuroi edhe një asist për Malcom, duke vulosur një fitore spektakolare 0-6 për Al Hilal.
Kalimi i tij në krye të kampionatit saudit u shoqërua me polemika të forta, madje edhe me grevën e Cristiano Ronaldos, i cili protestoi hapur kundër këtij transferimi.
Ndërkohë, tensionet nuk janë shuar. Sipas Fabrizio Romano, edhe pse Ronaldo ka ndërprerë grevën e stërvitjes, portugezi mbetet i pakënaqur me situatën dhe madje mund ta bojkotojë ndeshjen ndaj Al-Ittihad këtë të premte.