Errët
Ndritshëm

Presidentja Osmani pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

21.01.2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për ta përfaqësuar Kosovën në Bordin e Paqes për Gazën, si anëtare themeluese. Lajmin ajo e publikoi në Facebook, ku postoi edhe letrën e Trumpit, dhe konfirmoi pranimin e ftesës.

“Jam thellësisht e nderuar nga ftesa e Presidentit Trump për të përfaqësuar Kosovën në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt… Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes – dhe ne jemi gati”, shkroi Osmani.

Më parë në këtë bord është ftuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa pjesëmarrës janë liderë nga shumë vende të botës.

Në letrën e tij, Trump thekson:

“Ky bord do të jetë unik dhe çdo Shtet Anëtar mund të caktojë një përfaqësues të autorizuar për të kontribuar në takime. Pres të punojmë së bashku drejt vendosjes së paqes botërore, mirëqënies dhe madhështisë për të gjithë.”

Errët
Ndritshëm