Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e tre të dyshuarve për plagosjen që ndodhi më 11 janar 2026 në Pejë me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tyre.
Të dyshuarit kërkohen për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë.
Bëhet fjalë për tre anëtarë të një familjeje. Arian Qelaj 44 vjeç nga fshati Maznik i Deçanit, Ylli (Arian) Qelaj i lindur më 29.07.2003 dhe Altin Qelaj 21 vjeç po ashtu nga fshati Maznik.
Të tre dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri Jeton Buqukun Policia kërkon që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tyre të njoftojë menjëherë autoritetet.


