Errët
Ndritshëm

Ministri Hekuran Murati shpenzoi mbi 2 mijë euro për dreka zyrtare dhe derivate gjatë vitit 2025

17.12.2025
Auto Auto Hekuran Murati 1536x102416480762491653605476 1

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka shpenzuar mbi 2 mijë euro për dreka zyrtare dhe derivate gjatë periudhës janar – nëntor 2025, sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga Shënjester përmes qasjes në dokumente publike nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Dy dreka zyrtare mbi 850 euro

Sipas dokumenteve, gjatë vitit 2025 janë regjistruar vetëm dy shpenzime për dreka zyrtare, në vlerë totale 852.30 euro.

Në janar 2025, janë shpenzuar 435.30 euro për një drekë zyrtare me rastin e vizitës së delegacionit të Ministrisë së Punës të Republikës së Sllovenisë.

Në mars 2025, janë shpenzuar 417.00 euro për një drekë zyrtare me rastin e vizitës së delegacionit të Bankës Botërore.

Gjatë muajve të tjerë nuk figuron asnjë shpenzim për dreka zyrtare dhe asnjë shpenzim për darka zyrtare.

Mbi 1,190 euro për derivate

Ndërkohë, shpenzimet për derivate gjatë kësaj periudhe arrijnë në 1 mijë e 191 euro.

Shpenzimet mujore për derivate variojnë nga: 56 euro në janar deri në 172.09 euro në qershor dhe 165.02 euro në shtator. Ndërsa në nëntor 2025 nuk është regjistruar asnjë shpenzim për karburant.

Screenshot 2025 12 17 At 4.29.40 Pm

Errët
Ndritshëm