Dogana e Kosovës njofton se në orët e mbrëmjes, rreth orës 22:00, gjatë kontrollit të një automjeti ka parandaluar kontrabandimin e mallit në vlerë mbi 10 mijë euro.
Njoftimin Dogana e Kosovës e bëri të martën përmes rrjetit social Facebook.
“Shoferi kishte deklaruar se nuk kishte mallra për të raportuar, por gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, oficerët tanë së bashku me Policinë e Kosovës gjetën tre valixhe të kamufluara me veshje të përdorura, brenda të cilave ndodheshin pajisje për ujësjellës dhe sistem të ngrohjes qendrore,” tha Dogana e Kosovës.
Mallrat janë ndalur përkohësisht, ndërsa vlera e tyre dyshohet të tejkalojë 10,000 euro. Dogana e Kosovës siguron se do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore sipas procedurave në fuqi, duke theksuar përkushtimin për parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të rregullt.