Errët
Ndritshëm

Baba i Naim Murselit nuk paraqitet në gjyq, dëshmia e tij lexohet si provë

24.11.2025

Në Prishtinë po mbahet seanca ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Në sallë mungon babai i Naimit, Shaban Murseli, i cili ishte paraparë të dëshmonte sot.

“Dëshmitari Shaban Murseli të premten, me datë 21.11.2025, në orën 14:30, e ka kontaktuar gjykatën përmes telefonit numër i Suedisë, jo i Kosovës dhe ka njoftuar se nuk mund të prezantojë në këtë shqyrtim gjyqësor”, tha gjyqtarja Fatime Dermaku.

Prokurorja kërkoi që dëshmia e tij e mëparshme të lexohet si provë. Kërkesa u miratua nga pala e dëmtuar, avokatët mbrojtës dhe vetë Naim Murseli.

Trupi gjykues e aprovoi propozimin dhe filloi me leximin e deklaratës së Shaban Murselit, dhënë në polici më 6 dhjetor 2023.

Në atë deklaratë, Shaban Murseli kishte pohuar se për vrasjen ishte njoftuar ditën kur kishte ndodhur ngjarja.

Errët
Ndritshëm