Në Qendrën e Numërimit në Mitrovicën e Jugut ka nisur procesi i rinumërimit të votave.
Kjo vjen pas dyshimeve për parregullsi të raportuara gjerësisht nga dita e djeshme.
Procesi i verifikimit të rezultateve në qytetin e Mitrovicës së Jugut ka rifilluar në orën 16:20.
Vendimi për rinumërim është marrë nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.