Një kosovar u arrestua të martën nga Policia Serbe në pikën kufitare Merdare nën akuzën për krime lufte.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i arrestuar është 77-vjeçari me inicialet H.H.
Sipas autoriteteve serbe, H.H. është arrestuar me pretendimin se ka kryer krime lufte.
“Dyshohet se në qershor të vitit 1999, në Podujevë, në bashkëkryerje me disa pjesëtarë të ‘UÇK’-së, me armë zjarri i ka marrë jetën një civili të kombësisë serbe”, thuhet në njoftim.
Atij iu caktua masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës, bashkë me kallëzimin penal, do të dërgohet në Prokurorinë Publike për Krime Lufte.
Ndërsa deri në publikimin e storjes, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës nuk ka dalë me një njoftim për rastin.