Errët
Ndritshëm

Vd:esin tre të rinj në Gjakovë, dyshohet se i zuri një objekt

02.02.2025
Image

Tre të rinj kanë vdekur në Jabllanicë të Gjakovës.

Një objekt i pabanuar është shembur atje, duke zënë te miturit që ndodheshin përkohësisht në të.

Lajmin e ka konfirmuar major Milazim Lumi.

“Aktualisht jam duke shkuar në vendin e ngjarjes, por mund të konfirmoj se vdekjen e tre të rinjve e ka konstatuar mjeku kujdestar”, tha Lumi.

Shënjestër ka provuar të kontaktojë edhe me Spitalin Rajonal të Gjakovës, por nuk ka marrë përgjigje.

Errët
Ndritshëm