Errët
Ndritshëm

Prishtina, e pesta në botë për ajrin më të ndotur

01.01.2025

Prishtina të mërkurën është ndër qytetet me ajrin më të ndotur në botë.

Sipas faqes “IQAir” ku bëhet matja e ajrit në të gjitha vendet e botës, Prishtina është ranguar si qyteti i gjashtë me ajrin më të papastër me indeks të ajrit 235.

Sipas Ambasadës Amerikane, AQI nga 201 deri në 300 konsiderohet si cilësi shumë e pashëndetëshme. Kjo, sipas tyre, do të shkaktonte alarm shëndetsor që do të thotë se çdokush mund të përjetojë efekte të rënda shëndetësore.

Këtë listë e kryeson Sarajeva e Bosnjë-Hercegovinës me indeks prej 364, i cili cilësohet si “shumë i pashëndetshëm”.

Para Prishtinës janë listuar edhe Kolkata dhe Delhi të Indisë, Hanoi i Vietnamit dhe Dhaka e Bangladeshit.

Errët
Ndritshëm