Kosova u godit nga një tërmet me magnitudë 4.1 shkallë të Richterit para disa minutash (01:46:05).
Qendra Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC) raportoi se epiqendra e dridhjeve ishte 16 kilometra në jugperëndim të Prizrenit.
Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej pesë kilometrash, sipas EMSC-së.
Dridhjet u ndienë gjithashtu në disa qytete të tjera të Kosovës dhe në Maqedoninë e Veriut, siç raportuan disa qytetarë në rrjetet sociale.
