Të mërkurën, Policia e Kosovës ka reaguar ndaj një incidenti të rëndë, ku një vajzë ka mbetur e plagosur nga arma e zjarrit. Njësitë policore kanë identifikuar dhe arrestuar një burrë kosovar, i cili dyshohet për kryerjen e aktit. Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa Prokuroria është informuar për rastin. I dyshuari aktualisht ndodhet në mbajtje, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Raporti i Policisë:
“Pas pranimit të një informate se një vajzë është e plagosur me armë zjarri, Njësiti policor ka arritur që fillimisht ta identifikon të dyshuarin mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri viktimën femër kosovare. E njëjta ka marrë tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori, ndërsa i dyshuari është dërguar ne mbajtje”.