Shënjestër kishte raportuar pesë muaj më parë për një çati të dëmtuar në një objekt shtetëror në Fushë Kosovë, nga e cila rrezikoheshin banorët. Disa tjegulla ishin afër rrëzimit, gjë që kishte shkaktuar shqetësim tek kalimtarët e zonës.
Në atë kohë, komuna e Fushë Kosovës kishte deklaruar se objekti ishte pronë e Infrakos, ndërsa kjo e fundit nuk kishte pranuar të përgjigjej për rastin.
Tjegullat e dëmtuara dhe të rrezikshme janë larguar nga çatia. Kjo dëshmohet përmes një fotografie, të cilën e ka pranuar të mërkurën Shënjestër nga një banor atje.