Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar zyrtarë policorë gjatë një operacioni të ndalimit.
Ngjarja ka ndodhur më 09.06.2025, rreth orës 11:00 dhe është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.
Sipas Raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari ka përdorur dhunë ndaj zyrtarëve të rendit gjatë përpjekjes për ta arrestuar.
“Raportohet se gjatë arrestimit të të dyshuarit mashkull kosovar i njëjti kishte sulmuar edhe zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.” – thuhet në Raport.
Si pasojë e sulmit disa nga zyrtarët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Pas incidentit i dyshuari është dërguar në Repartin e Psikiatrisë në QKUK, me Vendim të Prokurorit të rastit.
Hetimet lidhur me rrethanat e rastit janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë për gjendjen e të dyshuarit, apo motivet e sulmit.