Errët
Ndritshëm

U nis vrullshëm drejt policëve në Han të Elezit, të njëjtit gjuajnë drejt veturës së dyshuar

05.06.2025
Policia, Vetura E Policisë 1 Shënjestër.net

Policia e Kosovës në Hani i Elezit ka njoftuar se janë detyruar të shtinin në drejtim të një automjeti, i cili ishte nisur vrullshëm në drejtim të tyre të mërkurën, më 04.06.2025.Siç bën të ditur Policia, fillimisht rreth orës 18:30, Policia ka vërejtur një automjet të dyshuar në të cilin ishin dy persona.

Të njëjtit, zyrtarët policorë i kanë urdhëruar të ndalen por të njëjtit nuk janë ndalur dhe me shpejtësi të vrullshme kanë vozitur një drejtim të zyrtarëve policorë.

Policia thekson se me qëllim parandalimin e rrezikut për zyrtarët policorë, njëri nga ta ka shtënë në drejtim të automjetit të të dyshuarve.

Pas kësaj, dy të dyshuarit kanë arritur fillimisht të largohen nga vendi i ngjarjes por gjatë shikimit të vendit të ngjarjes aty është paraqitur njëri nga ta, i cili dhe është arrestuar.

Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje ndërsa automjeti në të cilin ishin mallrat e kontrabanduara është sekuestruar.

Errët
Ndritshëm