Errët
Ndritshëm

Bizneset paralajmërojnë mbyllje, ndërsa Qeveria Kurti pretendon se i ka mbështetur më së shumti

03.06.2025
500513189 1155315443302717 1622506506041248000 N 1

Një pralajmërim erdhi nga Kushtrim Ajvazi brenda Odës Ekonomike, repsektivisht Kryetar i Shoqatës së Prodhuesëve të Kosovës, i cili tha se e pa vetë në terren se si një kompani prodhuese e ka ndërprerë prodhimin, madje duke i dërguar 200 punëtorë në shtëpi. Arsyeja: Vendimi i Zrre-së, që bizneset të dalin në treg të lirë, ku çmimet e energjisë po u ofertohen më lart.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, e shpalli veten dhe qeverinë ku bënë pjesë, si ‘..qeverinë më miqësore ndaj bizneseve, që ka ekzistuar ndonjëherë. Ai përmendi rritjen e pagave në sektorin privat, ‘në vitin 2024 paga mesatare në sektorin privat ka shënuar 598 euro bruto, apo 83 euro më shumë sesa viti paraprak’, shkruan ministri-deputet.

Errët
Ndritshëm