Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në Skenderaj të kërkuar nga Gjykata me urdhër arresti aktiv.
Sipas Policisë, arrestimi është bërë në orët e para të mëngjesit të së martës, më 03.06.2025.
Siç bëhet e ditur, ndaj personit të arrestuar ishte në fuqi një vendim gjyqësor për ekzekutimin e dënimit me burg.
“Në orët e mëngjesit të sotëm, Policia në Skenderaj ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë aktive të Gjykatës,” thuhet në komunikatën e Policisë.
Tutje, Policia sqaron se “i kërkuari ishte i dënuar nga Gjykata me burgim në kohëzgjatje prej shtatë muajsh për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Pas arrestimit dhe kryerjes së procedurave të nevojshme policore, i dyshuari është dërguar për të vuajtur dënimin në institucionin korrektues përkatës.