Errët
Ndritshëm

Pasi u ndalua nga autoritetet serbe, lirohet ish-deputeti Gramos Agusholli

26.05.2025
Gtramos

Ish-deputeti Gramos Agusholli, është liruar pasi u ndalua nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdare.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në njoftimin e MPJD-së thuhet se Agusholli e ka vazhduar rrugën e tij për në Slloveni.

“MPJD do të vazhdojë të përcjellë me vëmendje çdo situatë që cenon të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë ndaj Serbisë për ndalimin e praktikave të tilla represive, të cilat bien ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në njoftim.

 

Errët
Ndritshëm