Errët
Ndritshëm

Kurti s’e ndërron Haxhiun, vazhdon saga e dështimeve në Kuvend

23.05.2025

Ka dështuar edhe përpjekja e 20-të për themelimin e institucioneve të Kosovës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të zgjidhin ngërçin politik edhe në vazhdimin e 20-të të seancës konstituive të premten.

Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve, ka insistuar sërish që zgjedhja e kryeparlamentarit të bëhet përmes votimit të fshehtë.

Megjithatë, kjo nismë nuk ka gjetur përkrahje nga partitë opozitare.

PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk kanë propozuar fare anëtarë të komisionit që do të mundësonte votimin e fshehtë. Në momentin kur kjo çështje u hodh në votim, këto parti zgjodhën të mos marrin pjesë në procesin e votimit.

53 deputetë votuan për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Seanca është shtyrë për 48-orët e ardhshme. Ajo do të vazhdojë të dielën në orën 11:00, bëri të ditur kryesuesi Avni Dehari.

Errët
Ndritshëm