Errët
Ndritshëm

Denoncoi vjedhjen e 400 eurove në xhami, Policia zbulon inskenimin e qytetarit

23.05.2025
Wh Policia 113

Një person ka raportuar në Polici se i janë vjedhur 400 euro në ambientet e xhamisë në Kaçanik, por doli se kishte denoncuar rrejshëm.

Sipas njoftimit të Policisë, më 20.05.2025, nga personi N.S. është bërë një denoncim i cili pretendonte se më 18.05.2025, në ambientet e xhamisë së qytetit në Kaçanik, nga portofoli i tij i ishin vjedhur 400 euro.

“Njësia e hetimeve nën autorizim të prokurorit të shtetit ka nisur hetimet dhe më 22.05.2025, gjatë shikimit të kamerave të sigurisë, nuk është vërejtur asnjë person tjetër që të kishte hyrë në vendin, ku thuhej se kishte ndodhur vjedhja. Pas ftesës për intervistim shtesë, ankuesi pranoi se e kishte inskenuar rastin dhe se nuk kishte ndodhur ndonjë vjedhje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit, në konsultim me prokurorin e rastit, ndaj denoncuesit është iniciuar procedurë penale për veprën, lajmërim apo kallëzim i rremë.

Errët
Ndritshëm