Errët
Ndritshëm

Ipko për Shënjestër: Na u gra:bit një shumë e vogël, të dhënat e klientëve të sigurta

21.05.2025

Ipko ka ndarë për Shënjestër detaje nga rasti i grabitjes së sotme që ndodhi në pikën, në sheshin “Nënë Tereza”.

Sipas tyre, grabitësit që sulmuan dyqanin prej aty morën një shumë të vogël parash, si dhe disa telefona.

Të lënduar nga incidenti nuk pati.

“Me rëndësi të veçantë, ju konfirmojmë se askush nuk është lënduar gjatë incidentit”, thuhet në përgjigjen e Ipkos për Shënjestër.

Përveç që dëme tjera materiale nuk pati, Ipko bën me dije se të dhënat e klientëve janë të sigurta dhe të mbrojtura sipas standardeve më të larta të sigurisë.

“Dëshirojmë të theksojmë se në këtë pikë nuk ndodhet ndonjë qendër të dhënash apo serverë me informata të klientëve”, thuhet në përgjigje.

Të mërkurën, Shënjestër raportoi se në orët e para të mëngjesit pika kryesore e Ipkos që ndodhet te sheshi “Nënë Tereza” ishte cak i grabitjes.

Sipas policisë, tre persona pasi kishin sulmuar sigurimin jashtë objektit, futen brenda dhe grabitën një kasafortë me para të gatshme, telefona të rinj dhe mbushje telefonike.

Errët
Ndritshëm