Errët
Ndritshëm

Foshnja e porsalindur gjendet në qese bërlloku në Prishtinë

19.05.2025

Një foshnjë e porsalindur, pa shenja jete, dyshohet se është gjetur në depon në Matiqan, afër rrugës Butovci.

Dyshohet se në orën 10:30, ajo është gjetur nga një qytetar brenda një qeseje të zezë.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Të gjitha njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar se foshnja e porsalindur është pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, me seriozitet është duke e trajtuar rastin dhe ka iniciuar një hetim mbi vdekjen.

Errët
Ndritshëm