Hoxha Imer Krasniqi e gjeti një kuletë me 1,300 euro.
Ai e dorëzoi atë të enjten e kaluar në polici.
Sipas autoriteteve të rendit, pronari i kuletës është identifikuar.
Atij më pas i janë kthyer paratë dhe dokumentet që i kishin humbur.
“Policia e Kosovës e falënderon qytetarin Imer Krasniqi për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.