Brunei i ka hequr vizat për kosovarët.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se Brunei ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës.
“Sot, së bashku me Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah nënshkruam marrëveshjen për heqjen vizave ndërmjet Kosovës dhe Bruneit, një hap domethënës drejt afrimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy shteteve tona”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ajo ka thënë se kjo marrëveshje nuk është vetëm lehtësim teknik, por një urë miqësie e ndërtuar mbi respektin dhe mirëbesimin e ndërsjellë.
Osmani po qëndron në vizitë zyrtare në Brunei.
Brunei është një shtet me rreth 450 mijë banorë, i cili ndodhet në Azinë Juglindore, në ishullin Borneo.