Sot me 26.04.2025 Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të testojë sistemin e alarmit publik në kryeqytet.
Sipas njoftimit, testimi do të kryhet në ora 12:05 dhe do të dëgjohet një alarm me zë të njëtrajtshëm, dy herë nga 30 sekonda.
“Ky është vetëm një test rutinë me qëllim që të verifikohet funksionaliteti dhe efektiviteti i sistemit në rast emergjence” – thuhet në njoftim.