Policia e Kosovës ka njoftuar se dje me 25.04.2025 në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit persona të panjohur kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një veture në të cilën gjendej një person.
Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 15 gëzhoja.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të jetë nën hetime.