Errët
Ndritshëm

Pritet ngritje e lehtë e çmimit të miellit, shkak vendimi i ZRrE-së

18.04.2025

Me rritjen e çmimit të rrymes do të rritet edhe çmimi i miellit. Këtë e ka konfirmuar Kryetari i Shoqatës së Mullistëve, Bashkim Zejnullahu.

“Sa i përket shtrenjtimit të miellit, sigurisht do të ketë një ngritje të çmimit, por do të jetë ngritje e lehtë, nuk do të ketë ndikim shumë të madh pasi energjia elektrike në çdo përpunim ka pjesëmarrjen e vet. Sa është pjesëmarrja e energjisë elektrike në përpunimin e grurit dhe në atë pjesë mund të variojmë me çmimin. Por, jo me norma astronomike ku mundohet çdo industri apo dikush ta shfrytëzojë këtë momentum”, është shprehur ai.

Kryetari i Shoqatës së Mullistëve, Bashkim Zejnullahu, e vlerëson të padrejtë ngritjen e çmimeve pas ngritjes së asaj të energjisë elektrike. Ai ka thënë se situata me rritjen prej 16.1% të çmimit të rrymës po shfrytëzohet për produktet e tjera, por se ngritja më pas nuk është reale.

Errët
Ndritshëm