Errët
Ndritshëm

Trumpi thotë se SHBA-ja po flet me katër grupe për blerjen e TikTok-ut

10.03.2025
Tiktok 1

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se administrata e tij ka vënë kontakte me katër grupe të ndryshme për blerjen e platformës kineze të mediave sociale, TikTok dhe se të gjitha opsionet janë të mira, ka raportuar Reuters.Fati i TikTok-ut ka mbetur pezull prej aprovimit të një ligji që i kërkon pronarin ByteDance ta shesë për shkak të dyshimeve të lidhura me sigurinë, ose të përballen me ndalesën që nisi të fuqizohej me 19 janar.

Trumpi, pasi mori detyrën një ditë më vonë, nënshkroi një urdhër ekzekutiv me të cilin kërkoi shtyrjen prej 75 ditësh të zbatimit të këtij ligji.I pyetur nëse së shpejti do të kishte ndonjë ujdi me TikTok-un, Trumpi ka deklaruar gjatë fluturimit me “Air Force One” se “mund të ketë” marrëveshje.

“Ne po merremi me katër grupe të ndryshme, dhe shumë njerëz e duan … të katra grupet janë të mira”, ka shtuar ai.

TikTok-u dhe ByteDance nuk i janë përgjigjur menjëherë kërkesës së Reutersit për komentim jashtë kohës së orarit zyrtar të punës.

Telashet të lidhura me TikTok-un kanë rrokur vëmendjen e shumë blerësve të mundshëm, përfshirë ish-pronarin e Los Angeles Dodgers, Frank McCourt, i cili ka shprehur interesim pas vlerësimit se biznesi mund të kapë vlerën e 50 miliardë dollarëve.

Errët
Ndritshëm