Policia e Kosovës njoftoi se të shtunën është gjetur pa shenja jete një person në veturën e tij në Dobërqan të Gjilanit. Ekipet mjekësore kanë konfirmuar vdekjen, ndërsa trupi është dërguar për obduksion në IML.
“HETIM I VDEKJES/Dobërqan, Gjilan/15.02.2025-15:20. Është gjetur pa shenja jete në veturën e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi,” thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Ky është një nga tri rastet e “hetimit të vdekjes” të raportuara në 24 orët e fundit në Kosovë, përfshirë edhe një rast në Fushë-Kosovë dhe një tjetër në Malishevë.