Errët
Ndritshëm

Arrestohet një i mitur në Mitrovicë për vjedhje dhe hyrje në sisteme kompjuterike

23.01.2025
Arrestim 780x439

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në Mitrovicën e Jugut, i dyshuar për vjedhje të pajisjeve teknologjike nga një lokal më 17 janar 2025. Sipas Policisë, ai ka postuar për shitje pajisjet e vjedhura në rrjete sociale përmes një telefoni të vjedhur.

Arrestimi i të dyshuarit të moshës se mitur, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se me datën 17 janar 2025, në rrugën ‘Nexhip Dragaj’ në Mitrovicë, ka kryer veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’ ku cak i kësaj vjedhje ishte një lokal nga ku kishte vjedhur pajisje teknologjike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas intervistimit, prokurori i ka caktuar masën e ndalimit policor për 24 orë. Hetimet për rastin vazhdojnë.

Errët
Ndritshëm