Në mëngjesin e hershëm ka ndodhur një zjarr në një hotel në qendrën e skive Kartalkaya ku kane mbetur të vdekur 10 persona e 32 të tjerë kishin pësuar lëndime ka raportuar fillimisht Anadolu.
Mirëpo në një deklaratë për media më vonë ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya tha:”Jemi thellësisht të pikëlluar, fatkeqësisht kemi humbur 66 jetë nga zjarri që shpërtheu në këtë hotel dhe të paktën 51 persona të tjerë janë plagosur nga zjarri në hotelin Grand Kartal në vendpushimin e Kartalkaya në malet Bolu në veriperëndim të vendit.
Zjarri shpërtheu rreth orës 3:30 të mëngjesit në restorantin e hotelit 12-katësh, thanë zyrtarët.
Shkaku i zjarrit po hetohet.